Kur jeton në Australi: Qeveria u jep nga 1000 dollarë secilit banorë të saj

Bota

Kur jeton në Australi: Qeveria u jep nga 1000 dollarë secilit banorë të saj

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:50
Australi

Qeveria e Australisë nga e premtja do t’ua vendos në bankë nga 1080 dollarë secilit person që punon, kjo pasi që një sondazh zbuloi se australianët paguajnë shumë për jetesë dhe gjërat do të shkonin shumë keq nëse humbasin punën.

Komisioni për Taksa ka premtuar se rimbursimet e taksave do të fillojnë të arrijnë në llogaritë e njerëzve që nga dita e premte.

Shefi i kësaj zyre, Chris Jordan, tha se shkurtimet e taksave të ligjshme në fund të javës së kaluar, fillojnë materializimin për vetëm tre ditë, raporton Daily Mail.

“Do fillojmë rimbursimet në llogaritë e njerëzve që nga e premtja”, ka thënë ai për gazetarët.

Kjo nënkupton që australianët do  të fitonin 48.000 deri në 90.000 dollarë, sapo të fillon të marrin shumë 1.080 si përfitim. E që vjen si një paketë taksash e dizajnuar për të siguruar lehtësim për 10 milionë australianë.

Një rekord prej 810.000 taksave kthyese janë paraqitur vetëm gjatë javës së kaluar, kjo pasi Parlamenti e kaloi paketën e shkurtimeve të Koalicionit, për taksat prej 158 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat