Gjermania, një “jo” të qartë Amerikës: asnjë çizme në Siri!

Bota

Gjermania, një “jo” të qartë Amerikës: asnjë çizme në Siri!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:39
Foto

Berlini ka bërë me dije se nuk do të dërgoj trupa tokësore në Siri, duke refuzuar kështu kërkesën e SHBA-ve që superfuqia evropiane të rriste përfshirjen e saj ushtarake në luftën kundër militantëve të IS-it.

“Kur them se qeveria synon të vazhdojë me masat e vazhdueshme në kuadrin e koalicionit anti-IS, atëherë kjo do të thotë se nuk ka trupa tokësore atje”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Përfaqësuesi special i SHBA-ve në Siri, James Jeffrey i tha medieve gjermane se Uashingtoni dëshiron “çizmet gjermane” në Sirinë veriore.

Por Seibert vuri në dukje se Gjermania “për vite ka bërë kontribute të rëndësishme dhe ndërkombëtarisht të pranuara” krah për krah me aleatët.

Mandati për pjesëmarrjen e Gjermanisë në Siri mbaron më 31 tetor, që do të thotë se Parlamenti do të thirret për të vendosur se çfarë të bëjë përtej kësaj date.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat