Netanyahu kërcënon Iranin: Jeni brenda rrezes së sulmeve ajrore izraelite - Bota Sot
Netanyahu kërcënon Iranin: Jeni brenda rrezes së sulmeve ajrore izraelite

Bota

Netanyahu kërcënon Iranin: Jeni brenda rrezes së sulmeve ajrore izraelite

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:14
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se është në rrezen e sulmeve ajrore izraelite.

"Irani kohët e fundit kërcënoi me shkatërrimin e Izraelit, por duhet të dihet se këta aeroplanë mund të fluturojnë në çdo pjesë të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin dhe veçanërisht Sirinë", tha Netanyahu gjatë një vizite në bazën ajrore dhe skuadron e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35.

Javën e kaluar, agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Mehr transmetoi fjalët e përfaqësuesit parlamentar se nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin, Izraeli do të shkatërrohet brenda gjysmë ore.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se kur është fjala për parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, çdo opsion i mundshëm është në tryezë.

Izraeli ka kryer gjithashtu disa sulme ajrore në Siri për të parandaluar ushtrinë iraniane nga pasurimi i uraniumit në atë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...