Përplaset helikopteri me një aeroplan mbi alpet italiane, humbin jetën shtatë persona – pamje nga momenti rrëqethës

Bota

Përplaset helikopteri me një aeroplan mbi alpet italiane, humbin jetën shtatë persona – pamje nga momenti rrëqethës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video amatore shfaq momentin kur një helikopter përplaset me një aeroplan plotë turistë mbi alpet e Italisë, vetëm pak momente pasi ishte ngjitur. Si pasojë e kësaj përplasje kanë humbur jetën shtatë persona.

Ekipet e shpëtimit Soccorso në malet italiane, kanë publikuar videon e përplasjes në ajër të dy fluturakeve gjatë 25 janarit rreth 50 milje në veriperëndim të qytetit Turin.

Videoja është filmuar nga dy kamera të vendosura në helmetat e turistëve që ishin në fluturake dhe që janë gjetur në afërsi të resortit La Thuile, ku shfaq momentet e fundit të dy fluturakeve që u përplasën në ajër.

Në momentin e përplasjes shihet se si aeroplani dhe helikopterit fillojnë të bien me shpejtësi të madhe, e siç raportojnë mediat italiane helikopteri që ishte ngritur në ajër pak minuta para përplasjes, nuk ishte në dijeni se aeroplani i Francës me katër ulëse po vinte në drejtim të tij.

Zëdhënësi i policisë italiane ka bërë të ditur se piloti i aeroplani ishte futur në hapësirën ajrore të Italisë, pa i informuar autoritet e kontrollit ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat