Turqia dërgon përforcime ushtarake në Idlib

Bota

Turqia dërgon përforcime ushtarake në Idlib

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:17
Turqi

Turqia dërgoi në veriperëndim të Sirisë përforcime ushtarake në drejtim të pozicioneve turke në rajonin e Idlinit.

Kjo zonë i nënshtrohet prej më shumë se dy muaj sulmeve ajrore ruse dhe të qeverisë së Damaskut dhe përpjekjeve të forcave qeveritare që të çajnë linjën mbrojtëse të krijuar nga grupet e armatosura antiqeveritare.

Në fund të muajit përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Turqisë, Rusisë dhe Iranit parashikojnë të takohen, sikurse ndodh vazhdimisht që prej janarit 2017, për të biseduar për situatën në Siri./ASTH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat