Është nxjerrë në shitje ishulli privat i Pablo Escobar - Bota Sot
Është nxjerrë në shitje ishulli privat i Pablo Escobar

Bota

Është nxjerrë në shitje ishulli privat i Pablo Escobar

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:24
Ishull

Ishulli privat Saddleback Cay në Exuma, Bahama, i cili është përdorur për të promovuar festivalin Fyre, i njohur si ahengu më i madh që kurrë nuk ka ndodhur, shitet për 12 milionë dollarë.

Ai mbahet mend për nga bukuritë natyrore, por edhe supermodelet e tilla si Bella Hadid dhe Kendall Jenner, të cilat promovuan spotet e tyre, transmeton ksp.

Ishulli ka qenë në pronësi edhe të narko-dilerit Pablo Escobar dhe besohet se është përdorur në rrugën e tij të trafikimit.

Ndonëse festivali ishte një mashtrim absolut, ishulli nuk mund të thuhet të jetë i njëjtë.

Ishull privat me mbi 14.000 metra katrore ka shtatë plazhe të mrekullueshme, shtëpinë kryesore dhe disa kasolle të vogël, dhe krenohet me peizazhet më të mira në botë.

Festivali luksoz, ndryshe, pësoi një fiasko të plotë – mijëra vizitorë të zhgënjyer për biletat e tyre, të cilat shpesh kanë paguar deri në 49,000 dollarë amerikanë, në vend të vendosjes luksoze në ishull, janë pritur në tenda dhe asnjë nga koncertet për të cilat ata paguan biletat nuk është mbajtur.

Sipërmarrësi Billy Mcfarland, u dënua me gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 26 milionë dollarësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...