Indi: në dy vite, mbi 32 mijë kafshë dhanë shpirt nën shina treni

Bota

Indi: në dy vite, mbi 32 mijë kafshë dhanë shpirt nën shina treni

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:23
Foto

Në Indi kanë ngordhur 32.253 kafshë mes viteve 2016-2018 si pasojë e aksidenteve hekurudhore, transmeton AA.

Sipas lajmeve në shtypin vendor, në drejtim të të dhënave të marrë nga Hekurudhat e Indisë, në vend në vitin 2016 kanë ngordhur 7.945, në vitin 2017 numri është rritur në 11.683 dhe në vitin 2018 është shënuar me 12.625 kafshë përfshirë bagëti, luanë, leopardë dhe elefantë.

Mes këtyre kafshëve gjenden 60 elefantë. Në lajme gjithashtu theksohet se 5 elefantë kanë ngordhur në aksidentet në periudhën 1 janar-20 qershor të këtij viti.

Një zyrtar i lartë i hekurudhave të vendit, tha se është në nivel shqetësues vdekja e kafshëve në hekurudhat, duke njoftuar se Hekurudhat e Indisë planifikojnë që të mbyllin zona e hapura rreth hekurudhave të vendit për të parandaluar këto incidente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat