Si dështoi plani i Iranit për Amerikën

Bota

Si dështoi plani i Iranit për Amerikën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Muajin e kaluar, Irani donte të "çlirojë" marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe u vendos që të lirohej nga burgu biznesmeni libanez me nënshtetësi amerikane Nizar Zaka.

Megjithatë, asnjë reagim nuk ka ardhur nga Uashingtoni.

"Ishte një mundësi e humbur," tha për Reuters një diplomat amerikan në kushte anonime, duke shtuar se Uashingtoni duhet të veprojë ndryshe.

Një burim tjetër iranian tha për Reuters se vendimi për lirimin e Zaka kishte për qëllim t’i dërgonte presidentit amerikan Donald Trump një mesazh rreth gjestit të vullnetit të mirë të Teheranit.

Pas kësaj pritej masa reciproke e SHBA, por në vend të kësaj pasoi një dush i ftohtë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë porositi Teheranin se nëse dëshiron të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duhet të lirojë disa nga shtetasit e pafajshëm të SHBA që mbahen peng në burgje.

Që atëherë, sipas Reuters, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar. Ato filluan me rrëzimin e një dron amerikan, për shkak të të cilit Trump tërhoqi në momentin e fundit një urdhër të lëshuar tashmë për të sulmuar Iranin.

Më pas, sanksionet e reja u imponuan ndaj Iranit dhe përshkallëzimi përfundimtar vjen me konfiskimin e tankerit iranian në Gjirin Persik

Ekziston gjithashtu një pyetje, a është administrata e Uashingtonit e interesuar përgjithësisht për deeskalimin e marrëdhënieve me Teheranin? Analistë të shumtë besojnë se Irani është shumë më i interesuar për ta bërë këtë, të paktën për të "zbutur" sanksionet e vendosura pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Ish-zëvendëssekretari i Shtetit Bill Barnes i tha Reuters muajin e kaluar se gjasat për vazhdimin e dialogut po vazhdojnë.

"Kjo është një diplomaci e detyruar pa diplomaci, përkatësisht me fjalë të tjera, ushtrimi i presionit maksimal që nuk lidhet me qëllimin e qartë apo me një arsye të qartë", tha Barnes, duke shtuar se Trump mund të jetë i hapur për bisedime me Iranin, por administrata e tij është ajo që "mbyll vazhdimisht derën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat