Aksident mes dy trenave në Pakistan, 10 të vdekur

Bota

Aksident mes dy trenave në Pakistan, 10 të vdekur

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:45
Foto

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 64 janë lënduar kur një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash në jug të Pakistanit.

Treni i mallrave qëndronte në një stacion në Rahim Jar Kan, kur një tren i pasagjerëve e goditi atë.

Raportohet se disa nga udhëtarët e lënduar janë në gjendje kritike.

Kryeministri pakistanez Imran Khan urdhëroi menjëherë autoritetet për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të plagosurit, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet thanë se ushtria ishte përfshirë në operacionin e shpëtimit. Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të infrastrukturës së dobët dhe neglizhencës së punëtorëve hekurudhorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat