Ndryshimet kushtetuese i japin tjetër titull Kim Jong-Un, Koreja e Veriut synon arritjen e traktatit të paqes me SHBA-të

Bota

Ndryshimet kushtetuese i japin tjetër titull Kim Jong-Un, Koreja e Veriut synon arritjen e traktatit të paqes me SHBA-të

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 00:37
Kim Jong-Un

Kim Jong-Un është emëruar zyrtarisht kreu i shtetit të Koresë së Veriut dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë sipas Kushtetutës së re, e cila ka për qëllim përgatitjen e një traktati paqeje me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Koreja e Veriut prej kohësh ka kërkuar një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të normalizoj marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve dhe t’i jap fund gjendjes teknike të luftës që ka ekzistuar nga lufta e Koresë gjatë periudhës 1950-1953, e cila përfundoi me një armëpushim por jo edhe më një traktat paqeje.

Kushtetuta e re që është publikuar në portalin shtetëror Naenara gjatë të enjtes, thuhet se Kim si kryetar i Komisionit të Çështjeve të Shtetit (SAC), që konsiderohet si organi më i lartë qeverisës i krijuar në vitin 2016, “ka qenë përfaqësuesi suprem i gjithë popullit korean”, që do të thotë të jetë tani kreu i shtetit dhe “komandanti i përgjithshëm” i ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat