10 të vdekur nga sulmi në një hotel në Somali

Bota

10 të vdekur nga sulmi në një hotel në Somali

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 00:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një sulm që ka ndodhur në një hotel në qytetin Kismayo të Somalisë.

Disa persona të armatosur e kanë sulmuar hotelin ‘e fortifikuar’ Asasey në Kismayo që gjendet rreth 500 km në jug të kryeqytetit Mogadishu, pasi fillimisht një makinë bombë kishte shpërthyer para derës së hyrjes.

Kështu ka deklaruar kapiteni i Policisë së Somalisë Mahad Abdia për CNN.

Ai ka thënë gjithashtu se mes personave që janë raportuar të vdekur është një udhëheqës rajonal, disa udhëheqës të fiseve dhe gazetarë.

Dhjetëra zyrtarë rajonalë dhe deputetë kanë arritur t’i shpëtojnë këtij sulmi. Zyrtarët lokalë dhe udhëheqësit e fiseve ishin duke e mbajtur një takim brenda hotelit në prag të zgjedhjeve rajonale që pritet të mbahen në muajin gusht.

Grupi terrorit Al Shabaab e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm me një deklaratë të publikuar në një uebfaqe ku thuhet se ky sulm kishte për cak ministrat e shtetit Jubbaland, ligjvënësit rajonalë, si dhe kandidatët e zgjedhjeve që ishin të pranishëm në hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat