Tronditëse: 17-vjeçarja detyrohet nga familja të martohet me kushëririn e parë

Bota

Tronditëse: 17-vjeçarja detyrohet nga familja të martohet me kushëririn e parë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:23
Nyla Khan

Një vajzë myslimane nga Skocia ka rrëfyer si përfundoi e martuar me kushëririn e saj për shkak të mendimeve të familjes. Nyla Khan, sot 30 vjeçe, mendonte se kishte shkuar në pushime me familjen në Pakistan, ku u detyrua ti jepte fund beqarisë.

Nyla nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte “urdhrin” e familjarëve.

“E dija që më kishin premtuar tek kushëriri im që në moshë të vogël dhe ndihesha shumë keq për këtë. Kisha prindër shumë striktë, të cilët ishin shumë të shqetësuar nëse unë do bëhesha shumë perëndimore”, thotë Nyla për BBC Scotland.

Martesa me kushëririn e parë mund të jetë moralisht e gabuar, por është e lejuar nga ligji britanik dhe islamik. Gjithsesi, martesa me detyrim është ilegale në Britani dhe dënohet me 5 vite burg.

Kur shkuan në Pakistan, mëngjesin e parë që u zgjua, kishte të gjithë famijarët mbi kokë. Të gjithë i thonin se duhej të martohej, por ajo nuk dëshironte.

Pas shumë argumentash, Nyla, atëherë 17 vjeçe, u detyrua të thoshte “Po”. Pas martesës, familjarët qëndruan edhe 5 javë të tjera në Pakistan e më pas u kthyen në Skoci. Me ta ishte edhe Nyla, por pa bashkëshortin.

Në atë moment, Nyla vendosi t’ia mbathte nga shtëpia dhe të luftonte për divorc. “Unë paketova cantat e mia dhe vrapova, kisha nevojë të isha thjesht unë”, tha ajo.

Për disa kohë, u mirëprit në shtëpinë e një mikeshe. Arratisja nga shtëpia e bëri që të përballej me shumë abuzim nga familjarët dhe miqtë, të cilët e ofendonin kur e shihnin në rrugë.

“Kishte raste që merrja mamin në telefon vetëm për ti dëgjuar zërin, por nuk flisja asnjë fjalë”, rrëfen Nyla. Një vit pas martesës, ajo ia doli të divorcohej dhe më pas u kthye në shtëpi për të sqaruar prindërit se çfarë dëshiron në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat