Deklarata tronditëse e shkencëtarëve: Lindja e fëmijëve shkatërron planetin!

Bota

Deklarata tronditëse e shkencëtarëve: Lindja e fëmijëve shkatërron planetin!

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Rezultatet e studimit suedez kanë treguar se emetimet e gazrave të dëmshëm janë shumë më pak nëse vendosim të kemi më pak fëmijë.

Shmangni udhëtimin me aeroplan, vozitni automobil, konsumoni më pak mish dhe vendosni për një familje të vogël - kjo është ajo që do të shpëtojë planetin, thotë një studim i ri.

Riciklimi, larja e rrobave në 30 gradë dhe kursimi i energjisë janë mënyrat më të mira për të ndihmuar mjedisin. Por në qoftë se ju vërtet doni ta shpëtoni planetin, studimet sugjerojnë se nuk duhet të riprodhojmë aq shumë sa ne bëjmë tani.

Hulumtuesit pohojnë se miratimi i një jete të re për botën "është gjëja më shkatërruese që mund të bëni për ambientin", transmeton KosovaPress.

Kjo do të zvogëlonte emetimet e gazrave të dëmshëm për person deri në 58.6 tonë dyoksid karboni çdo vit.

Një ekip nga Universiteti Lund në Suedi thotë se ekzistojnë disa zgjedhje, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit për të reduktuar dyoksidin e karbonit që prodhojnë, dhe këto janë që të hanë më pak mish, të zgjedhin makinën për udhëtim dhe të mos përdorin transportin ajror.

“Ka aq shumë faktorë që ndikojnë në klimën për shkak të zgjedhjeve tona personale. Përveç këtyre tri veprimeve që do të zbatohen, aty është edhe planifikimi i familjeve më të vogla”, tha autori i studimit Set Vajns dhe shtoi se në këtë mënyrë është e mundshme të reduktohet emetimi i gazrave të dëmshme, transmetojnë mediat botërore.

“Nëse ju bindni familjet amerikane të kenë një fëmijë më pak, ajo do të siguronte një nivel më të ulët të gjurmëve të nivelit të dyoksid karbonit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat