Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë V. - Bota Sot
Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë V.

Bota

Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë V.

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:24
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë "pak më shumë kreative", pasi të dyja palët duan t'i rinisin bisedimet për t'i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut: Vizita e Trumpit, ngjarje e mahnitshme

Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore.

Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...