Një akademike franceze është arrestuar në Iran, autoritetet franceze nuk po lejohen të kontaktojnë me të

Bota

Një akademike franceze është arrestuar në Iran, autoritetet franceze nuk po lejohen të kontaktojnë me të

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:29
Foto

Akademikja me shtetësi të dyfishtë, Fariba Adlekhah, me post në universitetin prestigjioz francez është arrestuar në Iran, dhe nuk ju është lejuar kontakti me konsullatën franceze, njoftoi sot ministria e jashtme franceze.

Ndalimi i Fariba Adlekhah, eksperte e njohur mbi Iranin dhe Islamin shiitë, rrezikon të përkeqësoj edhe më marrëdhëniet e tensionuar mes anëtarëve të BE’së dhe Iranit.

Në njoftim thuhej se “Autoritetet franceze kanë kërkuar shpjegime rreth situatës dhe përsëritë kërkesën e saj rreth autorizimit të menjëhershëm të qasjes konsullore, deri tani nuk kemi pranuar përgjigje të kënaqëshme”.

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Ali Rabiei deklaroi se nuk mund të konfirmoj akuzat ndaj Faribah Adelkhah.

Arresti i shtetases franceze vjen pikërisht në kohën kur Presidenti Macron po mundohej të shpëtonte marrëveshjen bërthamore me Iranin, ku sot dolën me deklaratë tre shtetet europiane nënshkruese të marrëveshjes se ajo mund të shpëtohej. Dy herë kishte dërguar emisar në Teheran për të negociuar rreth shpëtimit të marrëveshjes Presidenti Macron. Kishte thashetheme se ai mund të bëhej presidenti i parë francez që do të vizitonte Teheranin pas më shumë se 40 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat