E bija e zëdhënësit të Putinit punon për deputetin francez në Parlamentin Evropian

Bota

E bija e zëdhënësit të Putinit punon për deputetin francez në Parlamentin Evropian

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:39
Foto

Elizaveta Peskova, e bija e zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin, është duke shërbyer si praktikante për deputetin francez në parlamentin evropian, Aymeric Chauprade.

Chauprade, ish-këshilltari i kryetares së partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, tha për Euronews se Peskova, e bija e zëdhënësit të Kremilinit Dimtry Peskov, shërben që nga muaji nëntor por nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale.

Ai tha se Peskova punon si praktikante në programin për persona të rinjë që nuk jetojnë në Bashkimin Evropian, madje ka të tillë që vijnë edhe nga Senegali. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do ta largojë nga puna 21 vjeçaren.

Zëdhënësi i parlamentit evropian, Majory van den Broeke, konfirmoi se Peskova nuk ka qasje në dokumente të ndjeshme, që janë të rëndësishme për BE-në.

Chauprade tha se Peskova, e cila studion juridikun në Francë, paguhet 1.000 euro në muaj sikur të gjithë praktikantët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat