Shembet ndërtesa në Indi, 4 të vdekur e mbi 30 nën rrënoja - Bota Sot
Shembet ndërtesa në Indi, 4 të vdekur e mbi 30 nën rrënoja

Bota

Shembet ndërtesa në Indi, 4 të vdekur e mbi 30 nën rrënoja

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:05
Ilustrim

Një ndërtesë katërkatëshe është shembur të martën në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, duke i zënë nën rrënoja dhjetëra njerëz. Departamenti i zjarrfikësve njoftoi se deri tash është konfirmuar vdekja e katër personave.

Kjo është shembja e dytë e ndërtesave në Mumbai në dhjetë ditët e fundit. Reshjet e mëdha të shiut që e kanë përfshirë qytetin në sezonin e reshjeve shpesh i dëmtojnë ndërtesat e vjetra dhe të dobëta, duke shkaktuar shumë shembje të tyre gjatë tërë vitit.

“Nuk e dimë saktësisht numrin e personave që janë bllokuar nën rrënoja, por në bazë të informatave nga fqinjët, besojmë se aty ndodhen më shumë se 30 njerëz”, tha një zyrtar, duke shtuar se operacioni i kërkimit është vështirësuar për shkak të rrugicave të ngushta në këtë zonë, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...