Nënë e shtatë fëmijëve, ajo bëri histori edhe në vitin 2013: Kush është Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Evropian?

Bota

Nënë e shtatë fëmijëve, ajo bëri histori edhe në vitin 2013: Kush është Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Evropian?

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 06:02
Ursula von der Leyen

Anëtarët e Parlamentit Evropian të martën zgjodhën Ursula von der Leyen të Gjermanisë si presidente të Komisionit Evropian – duke e bërë gruan e parë që mban pozicionin më të lartë të BE-së.

Por siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, kjo nuk është hera e parë që ajo ka bërë histori: në vitin 2013 ajo u bë ministrja e parë e Mbrojtjes së Gjermanisë, një pozicion që ajo e ka mbajtur që atëherë.Çfarë ka premtuar ajo?

Siç ishte raportuar, Von der Leyen, kandidate e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë dhe një aleate e ngushtë e Kancelares Angela Merkel, do të jetë gjermanja e parë që do të udhëheqë bllokun në më shumë se gjysmë shekulli, që kur Walter Hallstein shërbeu nga viti 1958 deri më 1967.

Von der Leyen fitoi 383 vota në një votim të fshehtë, pak më shumë se shumica prej 374, që kërkohej për tu zgjedhur.

Ajo thuhet se kishte mbështetjen e deklaruar të tre grupeve kryesore, pro-BE-së. Ndërsa Grupi i të Gjelbërve, si dhe grupet e krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, kishin njoftuar më parë synimin e tyre për të votuar kundër saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat