Bie shitja e veturave në BE

Bota

Bie shitja e veturave në BE

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:55
Ilustrim

Shitja e veturave të reja në Evropë shënoi rënie prej 7. 9 për qind në qershor, ku rënien më të madhe e regjistruan Nissan, Volvo dhe Fiat.

Numri i veturave të reja të regjistruara në BE dhe vendet e EFTA-s ra në 1,49 milionë njësi muajin e kaluar në krahasim me 1,62 milion një vit më herët, njoftoi Shoqata e prodhuesve evropianë të veturave ACEA, me seli në Bruksel.

Ndikim të madh në rënien e madhe kishte faktori kalendarik, duke pasur parasysh se në qershor dy ditë më pak të shitjes në tregun e përgjithshëm, transmeton Reuters.

Modelet e vjetruara të Nissan ndikuan që në muajin qershor të ketë rënie prej 26,6 për qind, derisa kompania Volvo në pronësi të Gily kinez, shënoi rënie të porosive prej 21,7 për qind, transmeton KosovaPress.

Rënie të shitjes ka shënuar edhe Fiat me 13,5 për qind, BMW me 10,1, VW me 9,6 për qind, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat