Aeroplani i zhdukur MH370 kishte ngarkesë "misterioze" 89 kg pas ngritjes - Bota Sot
Aeroplani i zhdukur MH370 kishte ngarkesë "misterioze" 89 kg pas ngritjes

Bota

Aeroplani i zhdukur MH370 kishte ngarkesë "misterioze" 89 kg pas ngritjes

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Aeroplani i kompanisë ajrore Malajzia Airlines 370 kishte një ngarkesë shtesë "misterioze" në listën e fluturimit pas ngritjes, sipas një inxhinieri, gruaja dhe dy fëmijët e të cilit ishin në bordin e fluturakes kur u zhduk në 2014.

Ghyslain Wattrelos tha për gazetën ‘Le Parisien’, se hetuesit francezë bënë zbulimin duke hetuar pasagjerët dhe bagazhin e raportuar në aeroplan, transmeton KosovaPress.

Boeing 777 me 239 pasagjerë që fluturonin nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars 2014, dhe supozohet se është rrëzuar në Oqeanin Indian.

Një raport sigurie mbi fatkeqësinë nga një ekip ndërkombëtar në korrik të vitit të kaluar zbuloi se avioni kishte gjasa të largohej nga kursi ‘nga dikush’ dhe fluturoi për disa orë pas ndërprerjes së komunikimeve.

"Gjithashtu u mësua se një ngarkesë misterioze prej 89 kilogramësh u shtua në listën e fluturimit pas ngritjes," tha Wattrelos.

"Një kontejner ishte gjithashtu e mbingarkuar, pa e ditur askush," shtoi ai.

Hetuesit francezë që shqyrtuan të dhënat e fluturimit në selinë e Boeing, besojnë se piloti ishte në kontroll të Boeing 777 "deri në fund".

"Disa kthesa anormale të bëra nga 777 mund të bëhen vetëm në mënyrë manuale. Kështu që dikush ishte në krye," tha një person i paidentifikuar, i cituar si një burim i afërt me hetimin për ‘Le Parisien’.

Kjo hartë tregon rrugën e planifikuar të MH370 dhe zonën ku mbetjet e aeroplanit u gjetën në shtator 2018. MH370 ishte më pak se një orë në fluturimin e tij nga Kuala Lumpur drejt Pekinit kur u zhduk nga radari. Hetuesit besojnë se ai u largua nga rruga dhe u zhduk diku në Oqeanin Indian.

Por, Wattrelos, 54-vjeç, beson se aeroplani ishte rrëzuar qëllimisht dhe se hetuesit i thanë atij se të dhënat "i japin peshë" mundësisë që piloti të ketë bërë një gjë të tillë.

Pjesët e shpërndara të aeroplanit në brigjet afrikane dhe ishujt e Oqeanit Indian tregojnë se MH370 u rrëzua në një shtrirje të largët të oqeanit, por një kërkim shumë-qeveritar nga Australia, Malajzia dhe Kina nuk ka arritur të përcaktojë një vendndodhje.

Hetuesit francezë do t’u marrë edhe një vit kohë për të shqyrtuar të dhënat përpara se të publikojnë gjetjet e tyre. Përderisa nuk ka pasur ndonjë shenjë tjetër, ekspertët e aviacionit kanë hedhur poshtë  mundësinë e rrëmbimit të udhëtarëve.

Wattrelos thotë se mospërputhjet  e fakteve ‘po ushqejnë nevojën’ për të vazhduar hetimin nga hetuesit francezë, edhe pse beson se ai kurrë nuk do të mund të mësojë të vërtetën e plotë.

"Mund të jetë paaftësi ose manipulim. Gjithçka është e mundur. Kjo do të jetë pjesë e pyetjeve për malajzianët," tha ai.

Ndryshe, zhdukja e aeroplanit MH370 është misteri më i madh në historinë e aviacionit botëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...