Policët marrin urdhrin: Duhet të dobësohen

Bota

Policët marrin urdhrin: Duhet të dobësohen

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Nga kontrollet doli se ata ishin shumë të shëndoshë për të përmbushur detyrën

Të paktën 50 oficerëve të policisë indoneziane në provincën e Javës Lindore u është dhënë urdhri të ndjekin një program dobësimi, pasi nga kontrollet doli se ata ishin shumë të shëndoshë për të përmbushur detyrën.

“Ata do të kalojnë dy javë në një program special që përfshin vrapime distancash të gjata, ku do të mbajnë veshur xhaketa parashutimi, not si edhe ushtrime të tjera aerobike dhe ky program do të zhvillohet në shkollën e policisë në Mojokerto”, tha zëdhënësi i policisë Frans Barung Mangera, transmeton ATSH.

“Ne duam që ata të lëvizin shpejt kur janë në përmbushje të detyrës”, shtoi ai.

“Ata do të marrin edhe konsulencë psikologjike dhe do të ushqehen në mënyrë të balancuar, sipas këshillave të dietologëve tanë”, theksoi Mangera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat