Forcat afgane të sigurisë vrasin dhjetë civilë përmes sulmeve ajrore - Bota Sot
Forcat afgane të sigurisë vrasin dhjetë civilë përmes sulmeve ajrore

Bota

Forcat afgane të sigurisë vrasin dhjetë civilë përmes sulmeve ajrore

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Zyrtarët në Afganistan kanë thënë se dhjetë civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave të sigurisë. Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në njërin incident, Abdol Aziz Beg, kryetar i këshillit provincial në provincën perëndimore të Badghis-it, tha se sulmuesit e kishin rrethuar një bazë ushtarake në këtë zonë, ndërsa forcat e sigurisë përpiqeshin t’i gjenin sulmuesit përmes helikopterëve.

Por ky zyrtar tha se sulmuesit e armatosur qëllonin me armë zjarri nga pozitat e tyre në fshatrat përreth, duke e vështirësuar kthimin e forcave të sigurisë dhe duke i vënë në rrezik civilët në rast të sulmit nga forcat afgane.

Ai shtoi se tre fëmijë dhe dy gra janë në mesin e viktimave të sulmeve ajrore, nga të cilat u vranë dhjetë persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Luftëtarët talibanë, të cilët besohet se e kontrollojnë rreth gjysmën e territorit të Afganistanit, kanë publikuar në Twitter fotografi të fëmijëve të vdekur, për të cilët thanë se janë vrarë nga sulmet ajrore në Badghis, shkruan “Free Europe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...