“Lufthansa” rifillon fluturimet drejt Kairos - Bota Sot
“Lufthansa” rifillon fluturimet drejt Kairos

Bota

“Lufthansa” rifillon fluturimet drejt Kairos

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, i ka rifilluar fluturimet drejt Kairos së Egjiptit, ndonëse kompania britanike, British Airways, ka njoftuar se fluturimet janë anuluar për gjashtë ditët e ardhshme si masë sigurie.

Kompania “Lufthansa” i kishte ndërprerë më parë fluturimet mes Kairos dhe Frankfurtit e Mynhenit, por ato rifilluan të dielën.

Në anën tjetër, kompania britanike nuk e ka treguar arsyen e saktë për ndërprerjen e fluturimeve, por ka thënë se e kanë prioritet sigurinë e udhëtarëve.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe i ka paralajmëruar udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë me aeroplan në Egjipt, duke thënë se ka rrezik të shtuar për terrorizëm kundër aviacionit.

Sidoqoftë, kompania egjiptiane “Egyptair” është duke realizuar fluturime dy herë në ditë nga Londra në Kajro dhe në qytete të tjera.

Fluturimet e anuluara kanë shkaktuar pakënaqësi te udhëtarët. Njëri prej tyre ka thënë se i ka shpenzuar 1200 funte për shkak se fluturimi i tij është anuluar, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...