Tronditëse/Tre vjet u mjekua me kimioterapi, zbulon se ishte diagnostikuar gabim

Bota

Tronditëse/Tre vjet u mjekua me kimioterapi, zbulon se ishte diagnostikuar gabim

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:58
Sarah Boyle

Një nënë iu nënshtrua seancave të kimioterapisë pasi mjekët gabimisht e diagnostikuan atë me kancer. Sarah Boyle, 28 vjeç, iu tha se kishte kancer gjiri pasi ajo kishte vështirësi në dhënien e gjirit fëmijës së saj.

Por nuk di si mund të quhet situata e vështirë që kaloi Sarah Boyle, fat apo fatalitet!

Ajo po kalon shok që kur u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016 nga mjekët e saj, më vonë rezultoi se hiç nuk kishte patur këtë sëmundje.

Image

E kjo pas shumë seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer, e më pas, duke kaluar nëpër të gjitha trajtimet dhe operacionet për të më thënë se ato ishin të panevojshme”, tha 28-vjeçarja.

Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar Stoke Royal, pësoi dhe traumë psikologjike.

Image

“Edhe pse asgjë nuk e ndryshon atë që kalova, kam gjithsesi nevojë për disa përgjigje në lidhje me ndodhi, për tu siguruar që askush tjetër të mos e pësojë si unë”, tha Sarah.

Ajo ishte 25 vjeç kur mjekët gabimisht diagnostikuan kancerin e saj pas lindjes së fëmijës së parë.

Image

Doktori i saj u informua më vonë se biopsia ishte e pasaktë dhe konfirmoi se ajo nuk kishte kancer. Deri te ky lajm i gëzueshëm, gjithsesi, në tre vjet rresht ajo u ballafaqua më shumë lajme të këqija, gjithnjë nën bindjen se kishte kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat