Irani arreston 17 agjentë të CIA-s

Bota

Irani arreston 17 agjentë të CIA-s

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 19:35
Foto

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se 17 persona u dënuan për spiunazh për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-ve.

Siç raportoi agjencia e lajmeve Fars, një zyrtar i inteligjencës iraniane ka theksuar se “vendimet për këto spiunë janë lëshuar dhe disa prej tyre do të ekzekutohen si korruptues në Tokë”.

Zyrtari tha se individët, të cilët u kapën vitin e kaluar, “kishin për detyrë të spiunonin qendrat e ndjeshme të vendit”.

Sipas zyrtarit, spiunët e kapur punonin në pozita të ndjeshme dhe jetësore në sektorit ekonomik, bërthamor, infrastrukturor, ushtarak, kibernetik, si dhe në atë privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat