Kim Jong-Un inspekton nëndetësen që thuhet se mund të hedhë raketa nukleare

Bota

Kim Jong-Un inspekton nëndetësen që thuhet se mund të hedhë raketa nukleare

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka inspektuar nëndetësen e re që thuhet se mund të hedhë raketa nukleare, duke rritur frikën se ky shtet i mbyllur është duke e zgjeruar programin nuklear edhe më tutje.

Së bashku me shoqëruesit e tij, përfshirë edhe kryesuesin e njësitit për hulumtime të armëve, ekzaminuan sistemin e armatimit në lundër, që thuhet se është ndërtuar me kërkesa të tij speciale, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët kanë thënë se lëshimi i kësaj nëndetëseje në Detin Japonez, mund të bëhet në çdo moment – derisa mendohet se Peniani ka punuar në këtë program, derisa ishte duke zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me këtë zhvillim, Kim ka shprehur kënaqësi të veçantë, duke thënë se do të shtojë edhe më tutje sistemin e mbrojtjes së Koresë së Veriut, derisa asgjë nuk është bërë e ditur lidhur me nëndetësen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat