Gjenden thesaret e tempullit misterioz

Bota

Gjenden thesaret e tempullit misterioz

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tempull misterioz është zbuluar midis rrënojave të një qyteti të lashtë të mbuluar nga uji, i përshkuar si “Atlantis egjiptian”.

Herakleioni, në brigjet veriore të Egjiptit, u mbulua nga deti rreth 1,200 vjet më parë dhe humbi për shekuj me radhë derisa zhytësit gjetën atë që ka mbetur prej tij.

Ata kanë zbuluar rrënojat e një tempulli të vjetër grek si dhe anije të mbushura me thesare si monedha e bizhuteri. U gjetën edhe kolona të lashta, qeramikë 2,000-vjeçare dhe monedha prej bronzi të mbretërimit të Mbretit Ptolemeu II (283 deri 246 pes).

Nuk dihet shumë për këtë qytet port, ndërsa arkeologët kanë njoftuar një seri zbulimesh të reja.

Herakleioni përmendet fare pak në tekstet e lashta, ndërsa mendohej se ishte vetëm një legjendë, deri sa një shkencëtar francez gjeti rrënojat e para të qytetit në vitin 1990. Në breg të lumit Nil, qyteti thuhet të ishte porti kryesor tregtar i Egjiptit.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat