Pesë kandidatë evropian për drejtimin e FMN-së

Bota

Pesë kandidatë evropian për drejtimin e FMN-së

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Pesë kandidatë evropian janë përzgjedhur për drejtimin e FMN-së për të zëvendësuar drejtoreshën e përgjithshme në ikje, Christine Lagarde, që do të drejtojë Bankën Qendrore Evropiane (BQE), sipas Ministrisë franceze të Financave.

Mes këtyre pesë kandidatëve është ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino, homologu i saj portugez Mario Centeno, që është gjithashtu edhe president i Eurogrupit, paraardhësi i tij në krye të ministrave të Financave të eurozonës, holandezi Jeroen Dijsselbloem, numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva dhe guvernatori i bankës së Finlandës, Olli Rehn.

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire u ngarkua nga homologët e tij evropian që të zhvillojë konsultimet për të propozuar një kandidat evropian unik për drejtimin e FMN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat