Luftë për Ishullin e Dragoit

Bota

Luftë për Ishullin e Dragoit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 08:46
Foto

Dragonjtë komodo, të njohur për dhëmbët e mprehtë dhe kafshimin helmues, janë autoktonë vetëm në një kënd të vogël të globit.

Dhe turistët kanë vërshuar vendin për t’i parë, dhe filmat horror janë frymëzuar prej tyre. Banorët lokalë besojnë se ata janë fizikisht dhe shpirtërisht të lidhur me ta.

Por kjo lidhje ndërmjet njeriut dhe kësaj gjalle shtazore mund të ndryshojë shumë shpejt.

Të drejtat e kafshëve

Autoritetet në Indonezi duan që Ishullin Komodo t’ua kthejnë dragonjve. Ata duan që ta ndalojnë turizmin masiv në këtë pjesë, dhe t’i dëbojnë banorët që jetonin bashkë me këto gjallesa për gjenerata të tëra.

“Ka emrin Ishulli Komodo, kështu që është për Komodo e jo për krijesat njerëzore. Nuk do të ketë të drejta të njeriut këtu, por bëhet fjalë për të drejta të kafshëve”, ka deklaruar guvernatori i rajonit, Viktor Bungtilu Laiskodat.Ai dëshiron që zona e mbrojtur nga Trashëgimia Botërore e UNESCO-s të mbyllet në vitin 2020, dhe pastaj të kthehet në një vend më ekskluziv vetëm për një grusht vizitorësh të pasur. Dhe ai dëshiron që banorët ishullorë të largohen njëherë e përgjithmonë nga ishulli.

Ministria indoneziane e Mjedisit dhe Pyjeve në Xhakartë, e cila menaxhon këtë park kombëtar, po rishikon tani propozimin e dorëzuar nga zyra e guvernatorit.

Dragonjtë padyshim se kanë më shumë vizitorë sesa eksploruesit evropianë që e kishin vizituar për herë të parë ishullin në fillim të shekullit njëzet. Ka rreth 176 mijë vizitorë në Parkun Kombëtar Komodo në vit, tregojnë të dhënat e fundit të autoriteteve qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat