Izraeli, sistem të ri raketash/ Testimi me SHBA, arritje për sigurinë e Izraelit

Bota

Izraeli, sistem të ri raketash/ Testimi me SHBA, arritje për sigurinë e Izraelit

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:00
Foto

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë testuar me sukses një sistem të ri mbrojtës nga raketat, në Alaskë.

Sistemi Izraelito-Amerikan, “Arrow 3” është prodhuar nga të dyja vendet dhe mund të interceptojë raketa që lëshohen mbi atmosferën e tokës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha, se testimi i suksesshëm i sistemit të mbrojtjes me raketa “Arrow-3” i tejkaloi të gjitha pritshmëritë.

“Nga sot, Izraeli ka aftësinë të veprojë kundër raketave balistike të lëshuara drejt nesh nga Irani apo çdo vend tjetër. Kjo është një arritje e madhe për sigurinë e Izraelit. Të gjithë armiqtë tanë duhet ta dinë se do t’i mundim, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, shprehet Kryeministri. Netanyah.

Netanjahu e ndoqi nga një ekran testimin, nën shoqërinë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, David Friedman.
Sistemi “Arrow 3” është pjesë e një rrjeti kompleks izraelit të mbrojtjes me raketa, ku përfshihet edhe “Iron Dome”, që intercepton raketat me rreze të shkurtër veprimi, apo “David’s Sling” që godet raketat me rreze të mesme.

Izraeli zhvilloi sistemin “Arrow 3” për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, me ndihmën e kompanisë amerikane të prodhimit të avionëve Boeing.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur tensionet me Republikën Islamike të Iranit, janë shtuar. Teherani testoi të premten një raketë balistike me rreze të mesme veprime, Shahab 3, e cila u nis nga gjiri i Omanit dhe ra 1 mijë km më tej, në Iranin verior. Përballë kërcënimeve në rritje, Izraeli dhe SHBA thonë se kanë punuar së bashku për të zhvilluar një seri sistemesh raketore të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat