Alarmi për bombë në Zagreb del i rremë

Bota

Alarmi për bombë në Zagreb del i rremë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 17:52
Foto

Policia e Zagrebit ka bërë të ditur se paralajmërimi për bombë në një qendër tregtare doli të jetë një alarm i rremë.

Pas marrjes së informacionit, pjesëtarët e policisë kishin evakuuar personelin dhe qytetarët nga qendra tregtare “Importanne”.

Në terren kishte një numër të madh policësh në kërkim të bombës.

Pas kontrollit të detajuar, policia serish ka lejuar hapjen e qendrës tregtare, e cila është një ndër më të frekuentuarat në kryeqytetin kroat.

Policia ka nisur hetimet lidhur me personin që lajmëroi se në qendrën tregtare ishte vendosur bomba

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat