Përleshja mes të burgosurve në Brazil lë mbi 50 të vrarë

Bota

Përleshja mes të burgosurve në Brazil lë mbi 50 të vrarë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 19:45
Foto

Të paktën 52 persona dyshohet se janë vrarë në një trazirë burgu në Brazil, ku sipas autoriteteve vendase dy banda rivale u përplasën për rreth pesë orë.

Pjesëtarët e një bande në një sektor të burgut  të Altamira në shtetin Pará,  sulmuan një sektor tjetër, raportojnë mediat vendase

Zyrtarët që dhanë një konferencë shtypi thanë se 16 prej të vdekurve i ishte prerë koka. Një pjese tjetër të burgut i ishte e vendosur zjarri, duke asfiksuar shumë të tjerë.

Dy oficerë të burgut të cilët ishin marrë peng janë liruar.

Autoritetet thanë se përleshja nisi rreth orës 07:00 të orës lokale dhe përfundoi rreth mesditës.

Dy bandat rivale të përfshira në këtë ngjarje të rëndë nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Dhuna në burgjet e Brazilit nuk është e pazakontë. Vendi ka popullsinë e tretë më të madhe në botë prej rreth 700,000 banorësh, dhe mbipopullimi është një problem i përhapur. Përleshjet midis bandave rivale janë të shpeshta, siç janë trazirat.

Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat