Eskalon situata në protestat e burgjeve në Brazil

Bota

Eskalon situata në protestat e burgjeve në Brazil

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 00:13
Ilustrim

Më shumë se 50 persona janë vrarë gjatë trazirave në një burg në veri të Brazilit.

16 prej të vdekurve thuhet se u është prerë koka. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Altamiras.

Incidenti është vazhdim i dhunës nëpër burgje të Brazilit. Këto incidente ka muaj që po zgjasin. Dhuna po ndodh si pasojë e rivalitetit mes bandave. Ndërsa përplasjet në këtë incident kishin si shkak mosmarrëveshjet mes anëtarëve të të njejtit grup të njohur me emrin Familja e Veriut.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë se nuk po merr aspak masa për parandalimin e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat