E inspiruar nga Nënë Tereza, shpëtoi 18 mijë vajza nga trafikimi seksual

Bota

E inspiruar nga Nënë Tereza, shpëtoi 18 mijë vajza nga trafikimi seksual

Nga: A.H Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:42
Foto

E frymëzuar nga Nënë Tereza, Anuradha Koirala e kishte ditur gjithmonë se ishte e destinuar për t’ju shërbyer njerëzve. Prandaj, ajo u bë mësuese, duke edukuar fëmijë të vegjël në Kathmandu, Nepal. Sidoqoftë, pas dy dekadash, vendosi të merrte një detyrë më të madhe: mbrojtjen e grave dhe vajzave nga abuzimi, shfrytëzimi dhe trafikimi, transmeton Bota sot.

Koirala i kishte të njohura dhimbjet, pasi kishte pësuar abuzim fizik ekstrem nga duart e ish-burrit të saj.

Kjo përvojë traumatike personale ndikoi në vendimin e saj për të ndryshuar karrierën.

Ajo filloi të edukojë gratë për dhunën me baza gjinore dhe fuqizimin e grave. Në fillim vetëm tetë gra u morën me ofertën e saj, ku filluan të krijonin dyqane të vogla. Përmes një pjese të fitimit të tyre, Koirala do të mblidhte dhe të siguronte mundësi ekonomike për gratë në nevojë.

Menjëherë pas kësaj, ajo ndërmori misionin e saj një hap më tej, duke themeluar në vitin 1993 ndërmarrjen jofitimprurëse Maiti Nepal, përmes së cilës ajo ka shërbyer gra dhe fëmijë të shfrytëzuar për 26 vitet e fundit. Gjatë gjithë karrierës së saj si një aktiviste dhe humanitare, ajo është përqendruar veçanërisht në trajtimin e trafikimit të seksit, një industri e shfrenuar e cila detyron vajzat e reja nga komunitetet e privuara nga i g jithë kufiri Indi-Nepal të shiten si skllave seksi.

Organizata e saj ‘’Maiti Nepal’’ tani ka njëmbëdhjetë shtëpi tranzit që veprojnë si strehimore për vajzat e shpëtuara, dy strehimore që trajtojnë gra dhe fëmijë të infektuar me HIV/AIDS dhe një shkollë zyrtare.

Koirala është 70 vjeç sot dhe e njohur si vetë "Nënë Tereza" e Nepalit, vazhdon të luftojë kundër trafikimit të seksit përmes organizatës së saj, që organizon një seri nismash, siç janë programet e fuqizimit të grave, fushatat ndërgjegjësuese dhe seancat e trajnimit të aftësive për gratë dhe fëmijët.

Maiti Nepal, në bashkëpunim me zbatimin e ligjit vendor, shpesh kryen operacione shpëtimi dhe patrullon 26 pika në kufirin Indi-Nepal për të ndaluar trafikimin. Organizata ka shpëtuar më shumë se 18,000 vajza që nga themelimi i Maiti Nepal, siç tha Koirala në Konferencën globale për udhëheqje të paqes në vitin 2012./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat