Putin urdhëron ushtrinë të përballet me zjarret masive

Bota

Putin urdhëron ushtrinë të përballet me zjarret masive

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:04
Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të japë ndihmën e saj në përballjen me zjarret masive në Siberi dhe rajonet tjera në lindje.

Ky vendim është marrë pasi Putin është informuar për rritjen e krizës nga drejtuesit e ministrisë së Emergjencave, shkruan BBC.

Rreth tre milionë hektarë janë prekur nga zjarret që sipas ‘Greenpeace’ përshkruhet si katastrofë ekologjike.

Banorët rezidentë kanë thënë se nuk është bërë mjaftë për shuarjen e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat