Një oficer policie në Uashington pati një ditë aspak të zakonshme.
Ai iu vu pas një aeroplani të vogël i cili ateroi në një rrugë të ngarkuar.
Aeroplani, pasi ateroi, filloi të respektonte shenjat e komunikacionit duke u ndalur në semafor.
Në këtë moment, oficeri i policisë i kërkoi sqarime pilotit.
Siç u kuptua, piloti bëri një ulje emergjente për shkak të problemeve me karburantin.
Policia tha se asnjë person nuk është lënduar.