Milioneri i cili ua financoi studimet 33 studentëve

Bota

Milioneri i cili ua financoi studimet 33 studentëve

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:50
Dale Schroeder

Një zdrukthëtar që kaloi 67 vjet në të njëjtin vend pune, ka plotësuar ëndrrat e 33 studentëve, pasi ai financoi arsimimin e tyre.

Kira Conard është vetëm një nga personat që përfitoi nga ndihma e Dale Schroeder, i cili lindi në 1919-ën dhe punoi në të njëjtin biznes në Des Moines, Iowa.

Kur vdiq më 2005-ën, ai kishte arritur të mbledhë tre milionë dollarë kursime.

Sipas avokatit dhe mikut të Schroeder Steve Nielsen, njeriu zotëronte gjithsej dy palë xhinse, një për punë dhe një për kishë, nuk u martua kurrë dhe nuk kishte të afërm të gjallë.

Ai i tha CNN KCCI se përpara se Schroeder të vdiste, ai foli me mikun e tij për mundësinë e fillimit të një burse, duke thënë se megjithëse ai nuk kishte pasur shansin të shkonte në universitet, ai dëshironte që të tjerët të ishin në gjendje të arsimoheshin.

Një nga marrësit e ndihmës së tij ishte Kira Conard, familja e së cilës nuk mund të financonin shkuarjen e saj në universitet.

Kur ajo mori një telefonatë nga një i huaj, i cili doli të ishte Nielsen duke i ofruar asaj një bursë të plotë, ajo tha se “u shpërtheu në lot”.

Që nga vdekja e tij më 2005-ën, ato para u janë dhënë 33 banorëve të Iowa-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat