SHBA – sanksione të reja kundër Rusisë

Bota

SHBA – sanksione të reja kundër Rusisë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:34
Putin dhe Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj një ish-spiuni rus dhe vajzën e tij më 2018, duke përdorur një gaz nervor, duke arsyetuar një vendim të tillë se "ky akt ka rrezikuar mijëra e jetëve”, transmeton New York Post.

Sanksionet, të cilat do të hyjnë më vonë këtë muaj për një vit, do të dëbojnë Rusinë nga shërbimet bankare amerikane, përfshirë financimin e borxhit, dhe do të parandalojnë qeverinë e Vladimir Putin që të blejë produkte amerikane për  programin e armëve kimike dhe biologjike.

Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv të enjten vonë, duke shqiptuar një raund tjetër të sanksioneve ndaj Moskës, e cila mohoi çdo përfshirje në çështjen Skripalj.

SHBA tashmë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në vitin 2018 për përdorimin e armëve kimike dhe shkeljen e ligjeve ndërkombëtare.

Ish-spiuni i dyfishtë Sergei Skripalj dhe vajza e tij Julia u gjetën të helmuara në Salisbury më 4 mars 2018 dhe një kimikate helmuese ishte në dorezën e derës.

Ata kanë qenë në gjendje kritike në spital me javë të tëra. Londra ka akuzuar Moskën se qëndron pas helmimit, duke pretenduar se kishte përdorur një lloj gazi nervor të zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se një program që synon zhvillimin e një substance të tillë nuk ekzistonte as në Bashkimin Sovjetik dhe as në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat