Shpërthejnë raketat ruse, panik për rrezatim radioaktiv

Bota

Shpërthejnë raketat ruse, panik për rrezatim radioaktiv

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Ekspertë bërthamorë amerikanë thanë se dyshonin që një shpërthim aksidental dhe çlirimi i rrezeve radioaktive në Rusinë veriore, këtë javë, ka ndodhur gjatë testimit të një rakete kruiz bërthamore, me të cilën u krenua presidenti Vladimir Putin vitin e shkuar.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cituar nga mediat, tha se kishte patur viktima dhe të lënduar në shpërthimin e asaj që e quajti raketë me motor me lëndë të djegshme të lëngshme. Sipas saj nuk janë çliruar substanca të rrezikshme. Por, agjencia bërthamore ruse, Rosatom, tha më herët të shtunën se pesë pjesëtarë të stafit të saj kishin humbur jetën.  Dy ekspertë amerikanë thanë në intervista për agjencinë Reuters se një raketë me lëndë djegëse të lëngshme nuk do të çlironte rrezatim në rast shpërthimi.

Ata dyshonin se shpërthimi dhe çlirimi i rrezatimit të lëshuar, kishte ardhur nga një problem gjatë testimit të një rakete kruiz bërthamore në një impiant pranë fshatit Nyonoksa. Një zëdhënës në Severodvinsk, një qytet me 185 mijë banorë, afër vendit ku ndodhi incidenti, tha se është shënuar një rritje e rrezatimit pasditen e të enjtes. Banorët e qytetit, të mbërthyer nga paniku u janë drejtuar farmacive për të blerë jod mjekësor. Jodina mund të bllokojë gjendrat tiroide të thithin jodinën radioaktive.

“Ajo që ndodhi të enjten shokoi njerëzit. Ata u mbërthyen nga paniku dhe brenda një ore jodina dhe ilaçet e tjera me jod ishin mbaruar”, deklaroi dikush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat