Erdogan telefonon mbretin saudit për festën e Bajramit

Bota

Erdogan telefonon mbretin saudit për festën e Bajramit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 00:41
Rexhep Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e ka telefonuar mbretin Salman të Arabisë Saudite, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve SPA, shkruan Reuters.

Kujtojmë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Autoritetet turke e kanë akuzuar Qeverinë Saudite për vrasjen e gazetarit në fjalë. Ndërsa Riadi ka mohuar se ka pasur gisht në këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat