PSA dhe Dongfeng mbyllin dy fabrika në Kinë

Bota

PSA dhe Dongfeng mbyllin dy fabrika në Kinë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Kompania franceze PSA, prodhues i Peugeot dhe partneri i saj kinez Dongfeng kanë rënë dakord të shkurtojnë mijëra vende pune në Kinë.

Ata do të mbyllin dy nga katër objektet e montimit të automjeteve të përbashkëta, sipas një dokumenti në të cilin agjencia Reuters kishte qasje.

Dongfeng Peugeot Citroen Cars (DPCA), ndërmarrja e tyre e përbashkët me qendër në Wuhan, Kina qendrore, do të përgjysmojë për fuqinë punëtore për 4 mijë vende, pasi do të mbyllë një fabrikë dhe do të shesë një tjetër, në pajtim me planet e dakorduara muajin e kaluar midis drejtorit të PSA-së Carlos Tavares dhe presidentit të Dongfeng, Jo Janfeng, thuhet në dokument.

Të dy kompanitë nuk pranuan të komentojnë detajet e planit të ristrukturimit të biznesit.

"Ne jemi duke punuar me partnerët tanë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të biznesit tonë në Kinë në të gjitha aspektet," tha një zëdhënës i PSA-së, duke shtuar se kompania do të ndjekë planin e veprimit për të ulur kostot fikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat