Arrestohet personi që plagosi gjashtë oficerë në Filadelfia

Bota

Arrestohet personi që plagosi gjashtë oficerë në Filadelfia

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 07:43
Foto

Një i dyshuar është arrestuar pasi plagosi gjashtë oficerë në qytetin amerikan, Filadelfia.

Gjashtë oficerët e plagosur kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetë dhe janë liruar nga spitali.

Beteja me armë mes policisë dhe të dyshuarit shpërtheu derisa oficerët po bënin kontroll droge në një shtëpi në lagjen ‘Nicetown-Tiago’.

Sipas mediave, besohet se emri i sulmuesit është Maurice Hill. Një ekip i ‘SWAT’ shpëtoi pesë policë të cilët ishin bllokuar me personin e armatosur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat