E gjetën në një valixhe e i shpëtuan jetën, 16-vjeçari rrëqeth me letrën e falënderimit

Bota

E gjetën në një valixhe e i shpëtuan jetën, 16-vjeçari rrëqeth me letrën e falënderimit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:09
Letra

Një djalë i ri është shpëtuar nga trafikantët që kishin qëllim ta shisnin. Sipas asaj që shkruan “BBC” i riu u gjet në një valixhe.

Por këtë herë i riu është vënë në qendër të vëmendjes, për shkak të një letre falënderimi që ka shkruar. Djali me emrin Phong ishte në gjendje të rëndë, kur u gjet në bagazhin e një makine i mbyllur në një valixhe.

16-vjeçari kaloi disa ditë në spital. Personi që e kishte trafikuar, Andrei Iancu është duke vuajtur dënimin e tij.

Me letrën e tij të falënderimit, 16-vjeçari  tregon se kur u zgjua në spital u ndje i frikësuar dhe se nuk e besonte dot se kishte dhe njerëz të mirë që i dhanë atij biskota, portokall dhe ujë.

Tani që ka kaluar një vit ai qëndron në një familje dhe po mëson anglisht dhe matematikë. Në letrën e tij, ai shkruan:

“Të dashur anglez faleminderit që më ndihmuat, ju nuk e keni idenë se sa e keni ndryshuar jetën time. Më keni dhënë një familje dhe një shtëpi. Tani kam një nënë, vëlla, motër, gjyshe. Në fillim nuk mund të flisja mirë anglisht.  Faleminderit që më gjetët. Faleminderit që më dhatë familjen. Tani ka një ylber të madh në jetën time në vend të errësirës”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat