Uji është aq i nxehtë në Alaska sa po vret një numër të madh salmonësh

Bota

Uji është aq i nxehtë në Alaska sa po vret një numër të madh salmonësh

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 23:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin.

Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në sipërfaqe.

Vetëm gjatë kësaj ekspedite, që ishte ndërmarrë në fund të muajit të kaluar, shkencëtarët vunë re 850 salmonë të ngordhur, por thanë se në total numri ishte 4 deri në 10 herë më i lartë.

Shkencëtarët menduan se parazitët ose infeksionet sollën në këtë situatë, por peshqit ishin shumë të shëndetshëm dhe nuk kishe shenja se ishin prekur nga ndonjë infeksion.

Ata arritën në përfundimin se ky numër i lartë ngordhjes përkoi me valën e të nxehtit, që do të thotë se i nxehti kishte shkaktuar ngordhjen.

Temperaturat në ujë, ashtu sikurse ato të ajrit, kanë thyer rekorde këtë vit.

Prej vitit 2002, shkencëtarët kanë qenë duke e matur temperaturën në Cook Inlet, pjesë e Gjirit të Alaskës, dhe temperaturat nuk e kanë kaluar asnjëherë 24 gradë celsius.

Mirëpo këtë vit, temperaturat në këtë zonë ujore kishin shkuar afërisht 28 gradë celsius. Shkencëtarët thonë se këto janë temperatura shumë të larta që e vështirësojnë procesin e frymëmarrjes për salmonët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat