Lista e pasanikëve të botës pa përfshirë Mbretërinë Saudite, arsyeja pse është e vështirë të llogaritet pasuria e saj

Bota

Lista e pasanikëve të botës pa përfshirë Mbretërinë Saudite, arsyeja pse është e vështirë të llogaritet pasuria e saj

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:05
Princ Mohammad bin Salman

Edhe pse anëtarët e familjes mbretërore në Arabinë Saudite me siguri të plotë renditen në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, emrat e tyre megjithatë nuk shfaqen në asnjë listë të miliarderëve botërorë. Arsyeja është fare e thjeshtë – pasuria e tyre është fshehtësi dhe është e pamundur të llogaritet.

Sipas indeksit të Bloomberg, në Arabinë Saudite janë të dokumentuar 15 miliarderë, që në total kanë një pasuri prej 63 miliardë dollarë. Sipas kësaj liste, më i pasuri është princi Alvalid bin Talal me një pasuri prej 18 miliardë dollarë.

Por siç raporton Bloomberg, bëhet fjalë vetëm për një numër të vogël të pasanikëve saudit, më saktësisht janë vetëm ata që kanë zbuluar financat e tyre apo kanë në pronësi ndonjë kompani publike dhe kështu është më e lehtë të përcillet pasuria e tyre. Për shembull, në listat e miliarderëve nuk figuron fare më e fuqishmi e ndoshta edhe personi më i pasur i familjes mbretërore – princ Mohammad bin Salman.

Sipas mediave botërore, Salman së fundmi ka shpenzuar 1,2 miliard dollarë në gjëra të ndryshme luksoze, përfshirë pikturën e Leonardo Da Vinçit për të cilën ka paguar 450 milionë dollarë.

Sigurisht se kjo familje fiton shumë me shumë me shitjen e naftës dhe atë përmes kompanisë shtetërore Saudi Aramco. E sipas Bloomberg, kjo familje nga Aramco fiton 260 miliardë dollarë. Por në buxhet nuk ceket se si ato para ndahen dhe kështu është e pamundur të dihet se cili anëtar i familjes i posedon.

Kjo familje mbretërore fitojnë shuma të majme edhe nga bashkëpunimi me kompani të huaja me të cilat janë “partnerë”. Ata gjithashtu fitojnë edhe nga biznesi me prona të paluajtshme. Është interesant fakti që në Arabinë Saudite nuk është sekret vetëm pasuria e familjes mbretërore, por edhe qytetarëve të rëndomtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat