Mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve në ishujt Kanare

Bota

Mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve në ishujt Kanare

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:31
Mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve në ishujt Kanare

Autoritetet në ishujt Kanare të Spanjës konfirmuan se rreth 2000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka shkatërruar mbi 500 hektarë që kur shpërtheu më pak se 24 orë më parë.

“Të paktën 250 zjarrfikës, nëntë helikopterë dhe dy avionë janë angazhuar sot për të fikur flakët pranë qytetit Valleseco në ishullin Gran Canaria, në arkipelagun e Oqeanit Atlantik”, njoftuan autoritetet vendase në Twitter.

Zyrtarët theksojnë se zjarri ka potencial të madh për t’u përhapur dhe kanë urdhëruar evakuime në të paktën gjashtë qytete.

Ishulli pësoi një tjetër zjarr shkatërrues javën e kaluar. Sipas agjencisë meteorologjike AEMET, zjarret janë të zakonshme në Evropën Jugore gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Pothuajse gjysma e provincave të Spanjës janë në rrezik të lartë nga zjarret. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat