Guterres dënon sulmin terrorist në një dasmë në Afganistan - Bota Sot
Guterres dënon sulmin terrorist në një dasmë në Afganistan

Bota

Guterres dënon sulmin terrorist në një dasmë në Afganistan

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:47
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin terrorist në një ceremoni martesore në Kabul, me ç’rast u vranë 63 persona.

"Sekretari i përgjithshëm dënon sulmin e tmerrshëm terrorist në një martesë në Kabul që vrau 63 njerëz dhe plagosi më shumë se 180," tha zëdhënësi i Guterres Stéphane Dujarric.

Guterres shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe u uroi të plagosurve një shërim të shpejtë.

Përgjegjësia për sulmin e djeshëm është marrë nga një degë e Shtetit Islamik në Afganistan.

Sulmi vjen në një kohë kur talebanët dhe SHBA-ja po negociojnë një marrëveshje që do të parashikonte tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani në këmbim të kthimit të talebanëve në bisedimet për paqe me qeverinë në Kabul.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...