Peru: Gjendet një mural 3.800-vjeçar - Bota Sot
Peru: Gjendet një mural 3.800-vjeçar

Bota

Peru: Gjendet një mural 3.800-vjeçar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Arkeologët në Perunë veriore kanë gjetur një mural të lashtë nga një civilizim i humbur Karal, që besohet të jetë rreth 3.800-vjeçar, thanë zyrtarët.

Ai u gjet në lokacionin arkeologjik Wicham, në veri të kryeqytetit Lima.

Një ekip arkeologësh hasën në një mural që përshkruan një bretkosë me një figurë njerëzore, këmbët e përparme të së cilës janë rreth kokës së një njeriu.

Arkeologia Tatjana Abad shpjegoi se skena ishte një njoftim për ardhjen e shiut dhe se flet për rëndësinë e ujit në kohë krize.

Arkeologët thonë se në qytetërimet Ande, bretkosa përfaqësonte ujin, dhe fytyra poshtë saj përfaqësonte një njeri që priste shi për të vazhduar jetën.

Gërmimet në Wicham filluan në vitin 2007, dhe atje zbulohen vazhdimisht informacione të reja rreth civilizimit antik, siç është plani dhe arkitektura e përparuar e qytetit.

Karal besohet të jetë civilizimi më i vjetër në Amerikën e Jugut dhe atë Veriore, dhe daton që nga viti 3.000 para Krishtit, dhe u zhduk në mënyrë misterioze rreth vitit 1.600 para Krishtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat