Ndalohet plastika në Everest

Bota

Ndalohet plastika në Everest

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 07:53
Foto

Autoritetet në Nepal kanë ndalur përdorimin e plastikës në rajonin e Everst.

Masa vjen si një përpjekje për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të lëna pas nga alpinistët.

Ndalimi do të hyjë në fuqi në komunën Khumbu Pasang Lhamu nga janari i vitit 2020.

Një zyrtar lokal tha për AFP se kjo do të ndihmojë në mbajtjen e rajonit, Everestit dhe pastërtinë e maleve për një kohë të gjatë.

Autoritetet kohët e fundit pastruan 11 ton mbeturina nga Mali Everest.

Të gjitha shishet plastike për pirje dhe plastika do të ndalohen në provincë.

Kompanitë e udhëtimit, linjat ajrore dhe Shoqata e Alpinistëve të Nepalit do të punojnë me zyrtarët lokalë për të zbatuar ndalimin.

Khumbu Pasang Lhamu pret dhjetëra mijëra turistë çdo vit dhe qeveria po prezanton gjithnjë e më shumë masa për të kufizuar efektin që ata kanë në zonë.

Aktualisht, marrja e lejes për ngjitjen në malin më të lartë në botë kushton 11.000 dollarë. Gjithashtu, është sugjeruar rritjen e kësaj shifre në të paktën 35.000 dollarë.

Deri tani gjatë vitit 2019 të paktën 11 persona vdiqën ose u zhdukën në majën e Everest, nga një rekord prej 885 persona që u përpoqën të ngjiteshin në Everest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat