SHBA dhe talibanët rinisin përpjekjet për paqe në bisedimet e Doha-s

Bota

SHBA dhe talibanët rinisin përpjekjet për paqe në bisedimet e Doha-s

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:58
Bisedime SHBA-Taliban

SHBA dhe talibanët u takuan në Doha të shtunën, tha një korrespodent i AFP, duke rifilluar bisedimet potencialisht vendimtare për të lejuar Uashingtonin të tërhiqet ushtarakisht nga Afganistani.

Dita e dytë e raundit të nëntë të dialogut kishte për të filluar të premten por "të dy palët vendosën ta shtyjnë atë deri të shtunën", tha zëdhënësi i Talibanëve të Doha Suhail Shaheen, duke cituar "angazhime të tjera".

"Ne kemi bërë përparim dhe tani po diskutojmë mekanizmin e zbatimit dhe disa pika teknike," i tha ai AFP të Shtunën, duke iu referuar diskutimeve që u zhvilluan dy ditë më parë, raporton AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat